Lajme

Blushi: Fieri, lokomotiva e fitores së PL. Në 11 Maj arrijmë fitore spektakolare në këtë Qark

Ju falenderoj të gjithëve, me shumë mirënjohje, me përulje për gjithë qëndresën, për gjithë angazhimin tuaj shumë të cmuar për gjithë këto vite për Partinë e Lirisë si dhe për faktin që sot Fieri është, falë jush dhe do të jetë, lokomotiva e fitores së Partisë së Lirisë, lokomotiva që do ti prije fitores në 11 Maj.
Sot Opozita ne Fier, Partia e Lirisë në Fier vjen ballë lartë, sepse gjithçka ne kemi paralajmëruar në këto 11 vite ka rezultuar e vërtetë.

Sot Fieri në drejtimin e “Rilindjes “, sot Fieri nën drejtimin e bandave të Edi Ramës, tanimë i është vënë dhe një “balluke” para për ti hedhur hi syve qytetarëve të Fierit.
Në fakt, është momenti për ti thënë “ballukes” së korrupsionit në Fier që ti duhet të jesh në burg dhe duhet të ishe në burg prej kohësh, sepse ke zhvatur gjakun, djersën dhe mundin e fierakëve por edhe të gjithë shqipëtarëve.

Belinda Balluku vjen në Fier si e dërguara e Edi Ramës për të blerë votat e fierakëve.
Një nënë, një grua që ju prin bandave të Edi Ramës, më vjen keq ta them por nuk e meriton këtë fjalë, sepse është kjo Ministre që në rradhë të parë mban përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe penale për vjedhjet e përbindshme që sot e kësaj dite po ndodhin me taksat tuaja.
Mjafton vetëm tuneli i Llogarasë, aferra më e freskët për të cilën janë paguar 50 milionë Euro bakshish, e denoncuar kjo nga ish- krahu i djathtë i Edi Ramës për ekonominë, Arben Ahmetaj.
Mjafton rruga e shembur Korçë-Ersekë, për të cilën sot e kësaj dite nuk ka nisur një hetim që kjo zonje të ishte sot para ligjit dhe jo duke kërkuar vota në Qarkun e Fierit.

Pyetja që ne duhet të shtrojmë të gjithë njëri-tjetrit këtu në Fier, në Roskovec, në Libofshë, në Darzez, në Divjakë është a jemi më mirë sot dhe a mund të ishim më mirë se sa jemi sot?
Padiskutim që po, sepse vetëm Inceneratorin e Fierit që nuk punon, njëlloj si ai i Tiranës, janë harxhuar rreth 30 milionë Euro.
30 milionë Euro për një shërbim që nuk kryhet dhe ndërkohë banorët e fshatit Bëril po rrezikojnë jetën dita ditës nga një bombë e jashtëzakonshme ekologjike që po ndodh aty, ku malet me plehëra vetëm lartësohen dhe ku paratë vijojnë e të paguhen.

Whatsapp Image 2024 12 15 At 18.39.01 1 696x522

Unë dua të falenderoj Kryetarin tonë dhe Drejtuesit tonë dhe të gjithë Këshilltarët tanë në Bashkinë e Fierit, që i kanë çjerrë maskën këtij Pushteti Vendor që është po aq kriminal, po aq hajdut dhe zhvatës sa Qeveria Qëndrore.
Por sigurisht që kjo nuk mjafton, nuk mjafton për faktin sepse, ju me të drejtë më thoni që ne këto shqetësime i dimë, ne dimë mungesën e shërbimeve dinjitoze, ne e dimë dhe e njohim mungesën e mbështetjes për industrinë e naftës, ne e njohim dhe e dimë faktin që shumë njësi Administrative ndodhen në ter për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike, për shkak të kësaj Ministreje që me paturpësi ju kërkon votat fierakëve, kur ndërkohë më shumë se ngjysma e Qarkut të Fierit është pa energji elektrike shumicën e kohës.

Përballë kësaj Mazhorance jemi vendosur ne, Opozita e vërtetë e këtij vendi.
Kemi një program të shkëlqyer, që garanton jo vetëm mirëqenien e qytetarëve të Fierit dhe të Qarkut të Fierit, por mbi të gjitha i ndryshon faqen historisë së Shqipërisë, duke futur drejt rrugës së zhvillimit dhe duke shfrytëzuar në interes të qytetarëve të gjithë ato potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme jo vetëm industriale, turistike siç është Apolonia, por gjithçka ne funksion të mirëqenies tuaj.

Ne kemi një program konkret për pensionistët, të cilët sot vuajnë mbi supet e tyre kostot e rënda të kësaj keqqeverisje.
A e dini sa marrin ata?
Marrin vetem 10 mijë lek të reja.
10 mijë lekë të reja në muaj, nuk del, me këto çmime në stratosferë, as për të shtyrë javën jo më për të shtyrë muajin.
Nuk del për të paguar çmimin e energjisë elektrike, që kjo Ministre me paturpësi kërkon votat e fierakëve.
Nuk del për të paguar çmimin e ujit, nuk del për të përballuar shportën e ushqimeve bazike.
Sot një pensionist mezi shtyn javën e jo më të shtyjë muajin.
Çfarë bëri kjo Qeveri për pensionistët?
Në 13 vite i varfëroi më shumë, sot një pensionist është më i varfër se në vitin 2013, kur “Rilindja” erdhi në pushtet.
Vitin e ardhshem, cdo pensionist duhet ta dijë se me buxhetin prej 8.2 miliardë Euro, vetem 170 lekë në muaj do kenë mbështetje këta pensionistë.
Çfarë mund të bëni ju me 170 lekë më shumë?
Nuk pini dot as një kafe, nuk blini dot as një bukë me këto çmime që janë sot, kur ndërkohë 777 miliardë lekë do të shkojnë vetëm për të paguar konçesionet e Belinda Ballukut.
777 miliardë lekë dhe 170 lekë për pensionistet, ky është kontrasti dhe kjo është vëmendja që Qeveria ka ndaj qytetarëve në nevojë, 0 funde shtesë.
0 fonde shtesë për të papunët, 0 fonde shtesë për kategoritë më në nevojë, 0 fonde shtesë për arsimin, pra 0 fonde shtesë për të rinjtë dhe ndërkohë mbi 500 milionë lekë të reja sigurisht, vetëm për shpenzime operative të Qeverisë, që do të thotë vetëm për të paguar dietat e Edi Ramës për udhëtimet e tij me çarter jashtë vendit, ku një orë udhëtimi shkon nga 10 deri 15 mijë Euro, nga lekët tuaja, nga taksat tuaja dhe prandaj jemi në këtë betejë për të drejtat tuaja, për mundin tuaj, për gjakun tuaj, për djersën tuaj, sepse cdo pensionist, cdo qytetar, cdo arsimtar, cdo mjek paguan në muaj taksat e tij, si taksat qëndrore dhe ato vendore, por çfarë shërbimesh merr, mund të më thoni se cfare shërbimesh shtesë keni marrë sot ne Fier nga ky Institucion, nga kjo Bashki që gjithashtu kontrollohet nga “Rilindja”?
Mungojnë shërbimet më bazike në Bashkinë e Fierit, sepse vëmendja e Armandos nuk jeni ju, është Inceneratori.
Sepse vëmendja e Edi Ramës nuk jeni ju, sepse në qoftë se do të ishit ju, ai do të shtonte mbështetjen në buxhetin e vitit të ardhshëm për të zhvilluar industrinë e naftës në Qarkun e Fierit dhe që çmimi i naftës të mos ishte sot 180 apo 190 lekë, por të ishte të paktën 120 lekë, sa e ka Kosova.

A ka logjikë që Kosova importon naftën nga ne dhe e ka çmimin më të lirë se sa e kemi ne?
Po çfarë tregon kjo?
Që kudo është shpikur një skemë korrupsioni, në skemë zhvatje të taksave tuaja.
Si ka mundësi që në Qarkun e Fierit jo vetëm njerëzit por edhe kafshët janë përgjysmuar, gjedhët, të imtat, sepse paralelisht me axhendën e shpopullimit ka ecur edhe axhenda e shfarosjes së bagëtive për fat të keq.
Axhenda e goditjes në zemër të fermerit që sot detyrohet të braktisi vendin, të sharroje drurët frutore, të lerë tokat pa punuar, sepse mbështetja e shtetit është 0 dhe çdo fermer në Qarkun e Fierit ku ndodhet edhe një nga zonat më pjellore të vendit, Myzeqeja, mbështetja është 0.
Ndaj në këtë situatë ne ju ftojmë që të vazhdoni takimet intensivisht, derë më derë, për të prezantuar 5 prioritetet tona për 4 milionë shqiptarë plus.

Është një program konkret, plotësisht I realizueshëm, që në fokus ka qytetarin, mbështetjen e shtresave më në nevojë, ka mbështetjen e fermerit, të pensionistit, mbështetjen e studentëve për ta shndërruar këtë vend në fuqi të vërtetë eksportuese.

Whatsapp Image 2024 12 15 At 18.39.01 2 696x596

Sot Shqipëria me gjithë këto resurse, eksporton 8% të PBB, kur ndërkohë Maqedonia e Veriut, e cila nuk ka as det, eksporton 57% të prodhimeve të saj, pse?
Sepse fokusi I Edi Ramës nuk është prodhimi vendas, nuk janë fermerët dhe as prodhimi i fermerëve të Qarkut Fier, por është importi.
Importi që ka vrarë punën, që ka vrarë prodhimin shqiptar.
Ishte edhe kjo arsyeja pse Edi Rama mbështeti “Ballkanin e Hapur”, në mënyrë që qumështi pluhur i Serbisë, prodhimet e Serbisë, të përmbysnin tregun vendas, të falimentonin fermerët shqiptare.

Ndërkohë ne themi jo, kjo është një politikë shfarosjeje për të gjithë vendin.

Ne cfare propozojmë?
Ne kemi një program për të mbështetur fermerin, për të mbështetur bujqësinë dhe blegtorinë në vend me pagesa direkte dhe me mbështetje konkrete, duke subvencionuar gjithçka që prodhohet shqip, gjithçka që ka markën Made in Albania.
Me pagesë direkte si për pemishtet, si për krerët e lopëve, si për të imtat, gjithçka do të subvencionohet, sepse është kjo politikë që ka ndjekur edhe Maqedonia fqinje që i ka sjellë këtij Shteti shumë afër nesh zhvillim.
Është kjo politikë që ka ndikuar edhe në rritjen dhe dyfishimin e pensioneve, për të cilët edhe ne angazhohemi për ta realizuar brenda mandatit të parë qeverisës.

Po si ka mundësi që Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël se sa ne, rrit pagat me 110 Euro në muaj.
Ne kemi buxhetin më të madh në historinë e vendit, që për fat të keq është buxheti më antisocial dhe buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit, nuk parashikon një rritje reale pagash.
8.2 miliardë Euro, 3.6 e ka Kosova, por Kosova do të rrisë 110 Euro shtesë në muaj për gjithë punonjësit në Administratën Publike, Edi Rama 0.
Kosova do të rrisë 20% pensionet, që mamaja e Altinit do të merte të paktën 20 mijë lekë të reja dhe te mos marre 10 mijë lekë, por saç mer moshatarja e saj në Kosovë.

Whatsapp Image 2024 12 15 At 18.39.01

Po kush është diferenca midis nesh, Kosovës dhe Maqedonisë?
Sepse aty qeverisin Qeveri patriote, që mendojnë për popullin e vet, kurse Edi Rama është në pushtet, sepse mendon vetëm se si të pasurojë xhepin e tij, familjarët e tij, Ministrat e tij.

Se nuk ka mundësi që një Kryetar Bashkie si Erjon Veliaj, që një Ministre si Belinda Balluku, që kanë hyrë në politikë me kanatiere dhe me pantallona terital, sot nuk kanë ku të fshehin pasuritë e tyre.
Ata janë tradhtar, janë antishqiptarë dhe ky është dallimi mes patriotëve dhe antishqiptarëve, sepse të jesh hajdut, je antishqiptar, sepse të vjedhësh shqiptarin je antishqiptar, sepse të vjedhësh mundin, gjakun, djersën e fermerit të Fierit je antishqiptar.

Edhe një tjetër fakt interesant se si “Rilindja” e ka lënë në hije Qarkun e Fierit me një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi dhe këtu e kam fjalën për vijën bregdetare të Qarkut të Fierit, që është po aq sa vija bregdetare e Sllovenisë, por investimet në vijën bregdetare të Qarkut të Fierit janë 0, inekzistente.
Kjo situatë nuk duhet të tolerohet më.
Sot Darzeza duhet të ishte perla e bregdetit shqiptar, por jo, sepse aty janë dhënë konçesione dhe bregdeti ju jepet Oligarkëve, klientëve të Edi Ramës, që pasurohen mbi pronën publike siç sot në të gjithë vijën bregdetare nga Veriu në Jug, ku pronarë dalin o deputetë ose burra deputetesh ose banditë të lidhur me Edi Ramën të cilët pasurohen me pasuritë publike, është pasuri e të gjithë shqipëtarëve.

Gjithashtu dua t’ju theksoj një element shumë të rëndësishëm të këtij programi, që është mbështetja për arsimin, sepse mbështetja për arsimin do të thotë mbështetje për rininë, në mënyrë që të rinjtë e Fierit jo vetëm të mirë arsimohen, në mënyrë që jo vetëm pedagogët të kenë paga sa kolegët e tyre në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut apo ne Malin e Zi, por mbështetja në arsim do të thotë mbështetje rreth të ardhmes së ndritur të vendit.
Se duke mbështetur mirë arsimimin e fëmijëve, ju prindërit do të lehtësoheni nga një barrë shumë e madhe, se çdo prind sot e di se sa paguan për të arsimuar djalin apo vajzën e tij në këtë sistem arsimor të degraduar, që edhe sipas të gjitha raporteve Ndërkombëtare edhe sipas testit te Pizas shkon nga viti në vit në pikiatë.

Whatsapp Image 2024 12 15 At 18.39.02 696x751


Janë të gjitha këto fakte dhe kjo dramë e madhe që po përjeton Shqipëria prej vitesh dhe denoncimi me forcë, me kurajo, me trimëri, me patriotizëm i kësaj grabitje dhe zhvatjeje të përbindshme, kriminale të taksave tuaja, janë arsyeja e vërtetë pse Ilir Meta është sot në izolim ekstrem.
Sepse, për fat të keq, kemi një strukture po aq kriminale sa ky Narkoshtet që quhet SPAK, e cila në vend që të hetojë dhe të arrestojë të gjithë ata që edhe sot e kësaj dite janë duke vjedhur taksat tuaja, të arrestojë Armando Subashin që shkon në zyrë vetëm për të firmosur tendera, por jo për tju dhëne shërbime fierakëve.
Për të arrestuar Ballukun, Veliajn, Edi Ramën, por po godet Liderat e Opozitës për çështje që janë hetuar e stërhetuar me dhjetëra e qindra herë.

Ilir Meta është sot në izolim ekstrem pa fakte, pa prova penale, por me dëshmitarë skandalozë e me probleme të tmerrshme me drejtësinë si ai Idajeti i famshëm që ishte dënuar që nga Gjykata e Enver Hoxhës e nga të gjitha gjykatat në këto 30 vite brenda dhe jashtë vendit edhe si terrorist, i shpallur edhe Non Grata jo 1 herë, por 2 herë në SHBA dhe së fundmi ju hoq edhe lishenca e Avokatit si mashtrues nga Dhoma e Avokatisë, me të tillë dëshmitarë Ilir Meta sot ndodhet në izolim.
Ndërkohë nuk ka asnjë fakt, nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës në asnjë aferë korruptive,0.
Ilir Meta, Presidenti I Partisë së Lirisë, që nga aty ku ndodhet do ta shpartallojë këtë regjim, por për këtë kërkohet angazhimi i secilit prej nesh, që të ndezim më fortë motorët, që rezultatet spektakolare që ne kemi arritur në Fier falë kandidateve tona Kejdi apo Erisa, sepse është e domosdoshme të ndezim fortë motorët, të shkojmë derë më derë, të prezantojmë këtë program dhe të ndërgjegjësojmë të gjithë ata të cilët mendojnë se me këtë Qeveri mund të shtyhet edhe një 4 vjeçar, jo.
11 vjet janë tepër, 4 të tjera janë të papranueshme.

Unë ju garantoj se fitorja e Opozitës, fitorja e Partisë së Lirisë në Qarkun e Fierit do të jetë spektakolare në zgjedhjet e ardhshme.
Fitorja e Partisë së Lirisë dhe Opozitës në zgjedhjet e 11 Majit do te jetë spektakolare.
Nuk ka bandë dhe bandit që e ndalon Ilir Metën, që e ndalon Partinë e Lirisë ti shkojë deri në fund këtij misioni për ti rikthyer vendit lirinë, Demokracinë dhe pluralizmin politik.

3 Rezolutat e fundit të miratuara nga Partitë Europiane dhe nga të gjithë vendet e botës, nga Kontinenti Europian dhe përtej Atlantikut, konfirmuan qartë të vërtetat që Partia e Lirisë dhe Opozita thotë cdo ditë në raport me këtë Regjim, sepse janë parti me traditë, demokratike që respektojnë Shtetin Ligjor dhe që e shohin tanimë se si po keqqeveris ky Narkoregjim që e ka shndërruar Shqipërinë në të parin Narkoshtet në historinë e Europës.
Historia e Europës nuk njeh një Narkoshtet tjetër veç Shqipërisë dhe kjo fale Edi Ramës.
Amerika Latine ka njohur, por Shqipëria jo.
Dhe pse themi Narkoshtet?
Sepse Edi Rama është faktuar publikisht dhe është denoncuar edhe nga kolegët e tij me fakte, me prova, me fotografi se pret në zyrën e tij përfaqësuesit më të lartë të Sinaloas dhe Ndragetës.
Se Erjon Veliaj është bashkë ortak me Ndragetën në ndërtimin e kullave të drogës në Tiranë.
Se shumica e drejtorëve të policisë, përfshi edhe këtë drejtorin e ri të Fierit, janë të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Se vetëm 2 ose 3 Ministra të Qeverisë së Ramës kanë qenë të përfshirë në trafik direkt ndërkombëtar droge.
Sepse është Edi Rama ai që kanabizoi vendin në funksion të blerjes së zgjedhjeve.
Sepse është Edi Rama ai që thotë se ne portin e Durrësit nuk hyn asnje gram drogë, kur porti i Durrësit është hambari nga ku hynë e dalin trafikantët e drogës, nga hyn e qarkullon kokaina në të gjithë Evropën dhe këtë nuk e themi ne, e thonë Raportet Ndërkombëtare që e rendisin Shqipërinë si vendin që ka rritur me mbi 50 herë importin e bananeve dhe jemi vendi i parë në Kontinent për import bananesh, që në fakt jemi vendi i parë në Europë për importin e drogës.

Whatsapp Image 2024 12 15 At 18.39.02 3 696x397

Kush përfiton nga këto?
Sigurisht Edi Rama.
Kush i kontrollon portet, aeroportet e Shqipërisë? Edi Rama.
Kush po vret sot jetën, të ardhmen e fëmijëve tuaj, duke I drejtuar drejt veseve, drejt drogës? Është Edi Rama.

Ndaj ne themi që kjo e keqe duhet shkulur me rrënjë, pavarësisht se sot ka bërë aleat dhe ka kapur për fyti edhe SPAK-un, që nuk ka asnjë rekord në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, rekordet e vetme janë limonat e shtrydhur të Edi Ramës, një zv. Minister për një arkë sardele dhe sigurisht suksesi i madh është një fshat i tërë nën hetim për një autokombanjë.
Ndërsa Balluku, Veliaj, Rama që firmosin e firmosin e nuk ju lodhet dora duke firmosur PPP, konçesione që ende vijojnë e të paguhen me taksat tuaja, për Altin Dumanin këta nuk ekzistojnë.
Madje dhe fakti që Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk arrestohet, madje përkundrazi është hapur një tender do arrestohet para zgjedhjeve apo pas zgjedhjeve.
Çfarë tregon në vetvete?
Që SPAK-un e kontrollon totalisht Edi Rama, sepse në një Regjim Autokratik, vetëm Autokrati është i paprekshëm, të gjithë të tjerët janë të shitshëm dhe kjo është arsyeja se përse Edi Rama herë pas here shet disa nga bedenët e tij.
Njëherë një ish- Ministër, tjetri sot, pastaj një tjetër pas 2 javësh apo pas disa muajsh e kështu me rradhë.

Madje edhe këta ish- Ministra që arrestohen, arrestohen vetëm mbasi japin dorëheqjen jo kur kanë qenë në detyrë, asnjë nga këta nuk është arrestuar kur ka qenë në detyrë.
Edhe Çyrbja i Durrësit u arrestua pasi u njoftua nga SPAK- u të jepte dorëheqjen, pra kjo tregon se drejtësia ka kapitulluar, që SPAK-u ka kryer një tradhëti të lartë Kombëtare duke tradhtuar interesin qytetar dhe besimin tuaj se në fund duhet të kishim një drejtësi që jo vetëm do ti vinte fre korrupsionit dhe inkriminimit në nivele të larta, por edhe do ta ndëshkonte atë.
Tanimë kjo strukturë është bërë aleate me Edi Ramën, me këtë Narkoregjim, por ndërkohë ne jemi aleatë me ju, me qytetarët ndaj duhet ta shtojmë këtë aleancë me cdo qytetar, duhet ta prezantojmë me këtë program të shkëlqyer me 5 prioritetet tona për 4 milionë shqiptarë plus si një mundësi e shkëlqyer që sot shqiptarët kanë në dorë për të ndryshuar të ardhmen e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

Mosbindja Civile dhe protestat janë një tjetër mjet për ti shkurtuar rrugën e mbetur, apo ditët e mbetura këtij Narkoregjimi.

Në qoftë se ne jemi të gjithë bashkë, jemi të pathyer, ndaj duhet të organizohemi më fort, të motivohemi më fortë, sepse e vërteta është me ne, sepse ne jemi me Zotin, sepse ne mbrojmë familjen, sepse ne mbrojmë Kombin vlera të cilat Rilindasit nuk i kanë.
Ta zgjerojmë aleancën tonë me qytetarët, me fermerët, me pensionistët, me këdo që ka të drejtën për të votuar dhe për ta ndëshkuar këtë Qeveri me votë, masivisht.

Unë jam i bindur se falë punës tuaj të mrekullueshme, falë punës që Kryetari ka bërë në Qarkun e Fierit edhe në Fier do të arrijmë një rezultat spektakolar, Fieri do të jetë lokomotiva që do ti prijë fitores së Partisë së Lirisë dhe Opozitës në të gjithë Shqipërinë.

Faleminderit me mirënjohje të gjithëve!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button