Life Style

Zbuloi talentin e Parashqevi Simakut, sot e pastrehë në SHBA, flet kompozitori i njohur: Shteti ta ndihmojë! Këngëtarja Irini Qirjako: Artiste e nivelit të lartë, s’mund të flaket

Videot e artistes shqiptare, Parashqevi Simaku e cila shfaqet në rrugët e Nju Jorkut si e pastrehë kanë prekur jo pak publikun shqiptar, por edhe njërëz të njohur të artit.

Irini Qirjako thotë se Parashqevi Simaku ka dhënë shumë për vendin dhe nuk mund të flakët. Sipas saj ajo ka qenë një artiste e nivelit të lartë.

“Perashqevi Simaku ka qenë një këngëtare tepër e talentuar, që me daljen e parë e përthithi publikun me bukurinë dhe vokalin e saj. Ajo ishte një talent i lindur dhe hyri menjëherë në zemrat e shqiptarëve. Parashqevi Simaku ishte një artiste e nivelit të lartë. Nuk mund të flaket një artiste. Për mendimin tim, video nuk duhet të ishte bërë publike. Ne dimë që ka shumë artistë të mëdhenj në botë që kanë përfunduar shumë keq dhe nuk i publikon kush kështu. Më shqetëson indiferenca e institucioneve kulturore”, tha Irini Qirjako për News24.

Ndërsa kompozitori David Tukiçi, i cili e ka zbuluar Simakun si talent, ai shtoi se këngëtarja duhet të ndihmohet nga shteti shqiptar, pasi me siguri që do të merrte veten.

“Parashqivi Simaku ka qenë një talent, që e kam zbuluar në vitet 1980. Simaku ishte një vajzë që kishte talent bio. E zbulova Parashqevi Simakun si talent. Mbeti në memorien e shqiptarëve. E pashë videon tani. Traumat e jetës e plagosin njeriun. Por unë mendoj se Parashqevia mund ta marrë veten. Nëse ndihmohet nga shteti, mund ta marrë veten patjetër, për të qenë Parashqevia që ka qenë dikur”, u shpreh kompozitori.

/Panoramaplus.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button