ShowBiz

Shokon Gent Hazizi: Isha vetëm 5-vjeç kur vëllai vrau veten, pashë gjithçka

Aktori Gent Hazizit ka treguar për herë të parë humbjen e vëllait të tij të madh. Ai vjen nga një familje e madhe dhe në momentin e tragjedisë, ishte vetëm 5 vjeç.

Në mënyrë që ai ta kalonte sa më shpejt, prindërit vendosën ta fusnin në shkollë, por Genti e mban mend mirë përjetimin pasi ka parë gjithçka.

“E kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë…që kishte një litar gjaku dhe mua më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja jetën. Vrau veten, një tragjedi familjare, asokohe punonte… kishte armë, punonte në Drejtorinë e Dytë që quhej atëherë. Nuk po merrem me detaje si ishte historia, por po merrem me veten time që e pashë të shtrirë dhe… kam jetuar gjithë jetën time me mendjen që unë kam vdekur atë ditë dhe çdo gjë më dukej…Kam arritur ta fal pas gati 25 viteve. U bë sebep zysha ime në Itali që më tha, unë do të bëja Mark Antonin dhe po përdorja figurën e vëllait për të folur për Cezarin e vdekur. Ajo më tha ‘e ke gabim, pavarësisht se ndjesia është shumë e fortë, e ke gabim sepse ti nuk e ke falur atë’, kështu që më futi pastaj në një gjendje që unë ta rijetoja atë histori, pastaj më tha ‘mbylli sytë, shikoje vëllanë tënd edhe njëherë, fale dhe lëre të shkojë’. Unë kam dalë nga ajo gjendje, i thashë: kush je ti që më bën këto gjëra?”/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button