ShowBiz
Në një lidhje të re? Blero poston foton romantike me një vajzë
Blero ngjall kuriozitet me jetën e tij private, për shkak se nuk ‘gjen qetësi’. I dalë nga disa martesa dhe shumë lidhje, këngëtari është i njohur për destabilitet në marrëdhëniet e tij në çift, më shumë se për këngët që prodhon.
Shpeshherë, këngëtari zgjedh të provokojë fansat e tij me postime në rrjete sociale që nxisin spekulime. Ndonjëherë preferon të postojë foto me ish-partneret, e kështu me radhë.
Së fundmi, ai ka ndarë një moment romantik me të dashurën e tij të re, duke lënë të kuptohet se po përjeton një fazë të lumtur në jetën personale, por pa zbuluar më shumë detaje rreth vajzës që i ka marrë zemrën.
Epo, qoftë me kaq!