Sport

E paprecedentë në Bundesligë, portieri i Bochumit goditet me çakmak, skuadrat bëjnë pakt në minutat shtesë

Portieri i Bochum, Patrick Drewes, u godit sot në kokë nga një objekt që duket se ishte një çakmak i hedhur nga tribunat e Union Berlinit në minutën e 89-të, dhe të dy ekipet u detyruan të braktisin fushën me kërkesën e gjyqtarit.

Drewes po përgatitej të kryente një rivënie fundore në minutën e fundit kur u godit nga objekti.

Ai u ul dhe mori trajtim mjekësor. Gjyqtari e ndaloi ndeshjen në minutën e 90-të dhe i nxori të dyja ekipet nga fusha.

Rreth 25 minuta më vonë, loja rinisu dhe Drewes u zëvendësua nga sulmuesi Philipp Hofmann.

Por, duket se të dyja ekipet ranë dakord të mos tentonin të shënonin dhe të humbnin kohë pa luajtur me topin.

Në tri minutat e fundit të ndeshjes, lojtarët kaluan topin nëpër fushë, ecën dhe biseduan me kundërshtarët, duke pritur që gjyqtari të shpallte përfundimin e ndeshjes.

Bochum kishte bërë tri ndërrime gjatë ndeshjes, prandaj nuk ishte e mundur të futeshin portierë të tjerë për të zëvendësuar Drewes.

Bochum përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë për shkak të mungesës së Dreëes dhe një kartoni të kuq të mëparshëm./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button