Life Style

Çifti më i vjetër i të sapomartuarve në botë siguron titullin në Guinness …

102-vjeçarja dhe 100-vjeçari ishin njohur që prej kohës së universitetit, të cilin e kryen në Pensilvani.

Historitë e dashurisë nuk njohin kufij as moshë dhe Marjorie Fiterman me Bernie Littman janë dëshmia më e bukur e kësaj. Ky çift i veçantë, banorë të një azili në Filadelfia, tregojnë se ndjenjat e vërteta mund të lulëzojnë në çdo etapë të jetës.

Ata gjetën dashurinë pas humbjes së bashkëshortëve të tyre. Pas nëntë vitesh bashkë, ata u shpallën çifti më i moshuar i sapomartuar në botë, sipas Guinness World Records.

Me 102 dhe 100 vjet, historia e tyre fillon që nga koha e universitetit në Pensilvani. Ajo studioi për mësuesi, ndërsa ai për inxhinieri, dhe rrugët e tyre nuk u kryqëzuan derisa të dy përfunduan në të njëjtin azil, vetëm disa metra larg njëri-tjetrit, pasi secili kishte kaluar mbi 60 vite i martuar.

Një festë me kostume ishte momenti i parë që i afroi. Takimet filluan në vakte dhe aktivitete, dhe lidhja e tyre u forcua veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19, kur ata u mbështetën te njëri-tjetri.

Mbesa e Littman, Sarah Sicherman, thotë se ata janë “me fat që u gjetën dhe mbështesin njëri-tjetrin.” Në maj, ata vendosën të martoheshin, duke thyer paragjykimet se mosha ishte pengesë për një hap të tillë./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button