Bota

Atentat me armë/ Kush është mafiozi shqiptar që u ekzekutua në Athinë?

Irakli Davella, viktima e atentatit të sotëm në Athinë, është një personazh i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit në Greqi. Ai ishte mik i tre mafiozëve të tjerë të ekzekutuar në vitet e fundit, Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. Këta katër persona kishin krijuar një grup kriminal që vepronte në Athinë.

Ngjarja e sotme, që përfundoi me një të vdekur dhe një të plagosur, ndodhi në Thrakomaqedones, në veri të Athinës. Dy viktimat ndodheshin në një kafe kur një makinë në lëvizje i qëlloi me armë. Sipas burimeve policore, ngjarja dyshohet të jetë një sulm mafioz./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button