Situatë e pa qendrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit për ditën e sotme
Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit Shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.
Orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në veri të vendit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore.
Pas mesditës, pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu përgjatë ultësirës Perëndimore si edhe reshje të dendura dëbore në të gjithë zonën malore lindore.
Kjo situatë e paqëndrushme atmosferike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 65 km/h nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 6 ballë/OraNews