Life Style

Si ka përfunduar ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme nga Kavaja që elektrizoi Shqipërinë gjatë viteve ’80, është një emër që mbetet i paharruar për artdashësit. Megjithatë, ajo emigroi jashtë vendit dhe jetoi larg syrit të publikut.

Simaku u zhvendos në SHBA dhe për vite me radhë nuk pati lajme për të, derisa një video e shpërndarë së fundmi nga gazetari Blendi Fevziu ngriti kuriozitetin dhe debatet në rrjetet sociale. Në video shfaqet një grua me zë dhe portret që ngjajnë shumë me Parashqevi Simakun, e cila u transmetua në kanalin e njohur të New York-ut, “ABC7”.

Në video, gruaja identifikohet si “Simaku Nolfe”, dhe duket teksa merr pjesë në një iniciativë vullnetare ku dhurohen çanta shpine me ndihma për nënat dhe fëmijët në nevojë. Ky detaj ka bindur shumë prej ndjekësve që gruaja në fjalë është vetë këngëtarja legjendare, edhe pse ajo ka qëndruar larg syrit të publikut prej dekadash.

Komentet në video janë të shumta. Një pjesë e njerëzve kërkojnë më shumë informacion dhe nxisin gazetarin që ta gjejë për ta ndihmuar, ndërsa të tjerë kërkojnë të respektohet privatësia e saj. Disa ndjekës kanë zbuluar gjithashtu se në Facebook ekziston një profil me emrin “Simaku Nolfe”, ku postohen foto aktuale dhe kujtime nga koha e saj si këngëtare e famshme. Megjithëse Simaku ka zgjedhur një jetë të qetë larg kamerave, kjo video ka rikthyer vëmendjen mbi një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare.

/TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button