Lajme

Sali Berisha e thotë me sinqeritet: Lulzim Basha, zhgënjimi më i madh i jetës time!

Me shumë sinqeritet, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sonte në “Opinion” se zhgënjimi më i madh i jetës së tij (jo vetëm politike) është Lulzim Basha. Ai tha se përpos pabesisë kur e përjashtoi nga grupi parlamentar, Basha e teproi me sjelljet pasuese.

-A ka shumë njerëz që ju kanë zhgënjyer në jetë, në politikë flas, jo në jetë?

Sali Berisha: Dy momente, në mision jo! Sepse unë e quaj mision. Një ministër që e emëron në detyrë e quaj mision politik, në tërësi them që kanë përmbushur detyrat e tyre, kanë pasur mbështetjen time, por kanë meritat e tyre. Nëse ka një njeri, të jem i sinqertë se nuk mund të mos e them. Zhgënjimi më i madh i jetës time është Lulzim Brava!

Zhgënjimi më i madh i jetës tuaj politike, apo jo vetëm?

Sali BerishaNë tërësi! E bëri veten personazh! Ky njeri, hajde pabesia, nuk e ka vetëm ai. Bëri një pabesi, por pastaj kur u fut në ato procese me brava e blinde… Kur ika dhe fitoi një gjeneratë tjetër unë ndjeva një kënaqësi dhe mendova se bëra një detyrë që të tjerët nuk e kanë bërë, por ky me ca sjellje e qëndrime tejkaloi çdo njeri që unë njoh, që s’mund t’i bënte kurrë! Më i madhi, padiskutim! A ishte normal ai njeri?! Burri është burrë, si mund të fusësh në seli forca speciale?!/tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button