‘Ronaldo donte PSG-në’, ish-mbrojtësi francez zbulon prapaskenën
Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi në vitin 2018, pas nëntë vitesh të suksesshme, duke firmosur me Juventusin, ku qëndroi deri në vitin 2021.
Megjithatë, destinacioni i ‘yllit’ portugez mund të kishte qenë një tjetër, siç zbuloi Patrice Evra për ‘RMC Sport’.
Pjesëmarrës në programin ‘Rothen s’enflamme’, ish-lojtari ndërkombëtar francez tregoi:
A ka dashur ndonjëherë Ronaldo të shkojë te PSG? Po, para se të firmoste për Juventusin.
Ai kishte disa mundësi: Chelsea, Juventusi, PSG, Arsenali… ai tha se kurrë nuk do të shkonte te Arsenali dhe ishte i interesuar për projektin e PSG-së,’ konfirmoi Evra, i cili ndau dhomën e zhveshjes me Ronaldon midis viteve 2006 dhe 2009 te Manchester United.
Ish-mbrojtësi mendon gjithashtu se lojtari portugez do të ishte përshtatur mirë në Francë:
‘Mund ta kritikoni Cristianon, por ai do të ishte përshtatur. Do të kishte bërë përpjekje. Shihni çfarë po bën në Arabinë Saudite. Është sikur të jetë saudit!’
Sulmuesi përfundimisht firmosi për ‘Zonjën e Vjetër’, që pagoi 117 milionë euro për transferimin e tij, ku fitoi Serinë A dy herë para se në vitin 2021 të rikthehej te Manchester United.