Nga 48 skuadra te vendet pritëse, çfarë duhet të dini për Kupën e Botës 2026
Në histori për herë të parë, Botërori do të luhet me 48 skuadra. Ai do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Shtetet e Bashkuara do të kenë 11 stadiume pritëse, ndërsa Meksika 3 dhe Kanadaja 2.
Ky nuk është Botërori i parë që ndahet në disa vende pritëse, pasi më herët në 2002, u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Do të jetë hera e parë për Kanadanë, ndërsa e dyta për SHBA dhe e treta për Meksikën. Gjithsej do të jenë 104 ndeshje, me finalen që do të luhet në Nju Jork, në stadiumin e Nju Xhersit.
Turneu do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe do të mbyllet më 19 korrik 2026. Turneu do të jetë i pari në histori me 48 ekipe. Për këtë arsye, formati me 32 ekipe, me tetë grupe, është zëvendësuar nga një me 12 grupe me katër.
Dy skuadrat e para në secilin grup, plus tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë, do të kalojnë në raundin e 32-të.
Miratimi i 12 grupeve me nga katër u zgjodh mbi opsionin e 16 grupeve me tre ekipe, bazuar në një rishikim të plotë që mori në konsideratë një sërë faktorësh, duke përfshirë përvojën e ekipit dhe tifozëve, mirëqenien e lojtarëve dhe integritetin sportiv.
Formati i ri do të thotë se skuadra që triumfon në finalen e 19 korrikut do të ketë luajtur tetë ndeshje për t’u kurorëzuar kampione, një më shumë se në Katar 2022, pas përfshirjes së një raundi shtesë të fazës eliminatore të 32-të.
Kampionët në fuqi janë argjentinasit, falë fitores së tyre emocionuese ndaj Francës, në finalen e Katarit 2022.
Vendet pritëse, Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara kualifikohen automatikisht për Kupën e Botës.
45 vendet e tjera do të përcaktohen nga garat kualifikuese nga çdo konfederatë kontinentale.
Nga UEFA që përfshin Europën janë 16 kombëtare.
Nga CAF që është Afrika do të jenë 9 kombëtare.
Azia 8 dhe Amerika e Veriut dhe Latine nga 6 kombëtare, si edhe një nga Oqeania.
Një ekip nga secila prej gjashtë konfederatave me përjashtim të UEFA-s, plus një ekip shtesë nga konfederata e vendeve pritëse, do të marrin pjesë në turneun “play off”./SYRI.net