Hidhet shorti! Shqipëria kundër Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026
Për herë të parë Kupa e Botës do jetë “XXL” me 48 skuadra në fazën finale, aty ku rriten shanset e Shqipërisë për një vend në grupe
Në Zyrih është hedhur shorti për kualifikueset e Botërorit 2026-të, duke përcaktuar dhe grupin për kombëtaren shqiptare.
Kështu, rruga për të plotësuar një ëndërr që deri më tani është e paprekshme, kalon nga Anglia dhe Serbia, Letonia dhe Andora në grupin K.
Shqipëria ishte e vendosur në vazon e tretë, së bashku me shtete si: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Finlanda, Gjeorgjia, Islanda, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Bosnja, Mal i Zi dhe Izraeli.
Kupa e Botës 2026 do zhvillohet në Amerikën e Veriut. 11 stadiume pritëse do jenë në SHBA, 3 në Meksikë dhe 2 në Kanada. Për herë të parë Kupa e Botës do jetë “XXL” me 48 skuadra në fazën finale, aty ku rriten shanset e Shqipërisë për një vend në grupe. Do jenë 16 skuadra të UEFA-s që do jenë pjesë e turnet më të rëndësishëm të futbollit në botë.
Gjithsej do të jenë 104 ndeshje, me finalen që do të luhet në Nju Jork, në stadiumin e Nju Xhersit. Turneu do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe do të mbyllet më 19 korrik 2026./gsh