POP NEW

Monoliti i frikshëm natyror i oqeanit Paqësor, që pak besojnë për të vërtetë

Megjithse duket si një montazh fotografik, ky shkëmb i mprehtë e i frikshëm në mes të oqeanit Paqësor është në fakt i vërtetë.

Ai quhet “Ball’s Pyramid” (Piramida e Topit) dhe gjendet në ujërat në lindje të Australisë i zbuluar nga evropiani i parë në vitin 1788.

Maja qëndron e vetme, është shumë e ngushtë dhe 551 metra e lartë.

Prej vitesh shkëmbi ka ruajtur një sekret teksa në rreth 70 metra lartësi gjendet një gëmushë bimësie ku alpinistët gjetën një insekt të stërmadh, që nuk e dinin sesi kishte përfunduar aty.

Piramida e Topit është një shembull i shkëlqyer i plantacioneve detare dhe ishullit vullkanik, duke krijuar një habitat basalti magmatik. Monoliti i mahnitshëm natyror besohet se është ngritur mbi një vullkan në detin e Tazmanisë, rreth  25 km nga ishulli Lord Howe.

Të gjithë shkëmbinjtë e tillë në oqean janë të rrethuar nga korale të gjera që lulëzojnë në valët e ashpra të oqeanit.

Monoliti është ngritur në qendër të brezit vullkanik rreth 20 km të gjatë me një thellësi uji rreth 50 m. Bresa të ngjashëm por më të mëdhenj vullkanikë kanë krijuar dhe ishullin Lord Howe 25 km me larg, por dy platformat nënujore duket se janë të ndara nga një kenion detar më shumë se 500 m i thellë shkruan universiteti Carleton.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button