Life Style

Sinjalet që tregojnë se një marrëdhënie dashurie po merr fund

Si mund t’a kuptojmë se një dashuri po mbaron? Kush janë të ashtuquajturat “simptomat”që mund të na ndihmojnë për të identifikuar se një marrëdhënie është drejt fundit?

Marrëdhëniet në çift mund të ndryshojnë dhe të zhvillohen me kohën.

Arsyet që mund të çojnë në epilogun e një histori dashurie janë pafund dhe në disa raste mund të jenë arsye lehtësisht të identifikueshme si në rastet e mungesës së besimit ose në rastet ku ndodh një tradhti etj.

Ekzistojnë disa sinjale që ndihmojnë të kuptojmë se në cilin drejtim po lëviz një marrëdhënie të cilat ndryshojnë nga një person tek një tjetër por rastet e “sinjaleve të zbehjes së dashurisë”, janë shumë dhe deri diku të ngjashme.

Disa “këmbana alarmi” që mund të na tregojnë se ndoshta marrëdhënia po fiket dalëngadalë:

Mos të shpenzosh kohë së bashku.

Kur humbet dëshira për të kaluar kohë me partnerin dhe dëshirojmë të rrijmë më shumë kohë me miqtë. Ndjesi bezdisjeje kur na duhet të jemi pranë me partnerin.

Një nga sinjalet më të qarta që karakterizojnë humbjen e dashurisë, është indiferenca. Kur një nga partnerët ose edhe të dy, nuk kanë dëshirë të ndajnë emocionet, dëshirat por edhe nevojat me njëri-tjetrin.

Një distancë emocionale që dëshmon edhe mungesën e komunikimit.Humbja e dëshirës për të shpenzuar kohë së bashku e vë gjithnjë e më shumë në pah mungesën e fokusit të çiftit.

Në fillimet e dashurisë, çdo gjë ndryshe apo edhe defektet e vogla të tjetrit nuk vihen re dhe  nuk krijojnë bezdisje madje i marrim me të qeshur dhe me sportivitet.

Kur marrëdhënia është drejt fundit, edhe gjërat më të vogla dhe banale bëhen pretekst për zënka dhe nuk ka më tolerancë.

Më parë, gjërat negative pranoheshin dhe nuk ishte çështje për diskutim. Kur ndjenjat zbehen, tolerance humbet dhe është momenti kur ne nuk mendojmë më për “ne” por vetëm për “veten”.

Mungesa e kontaktit fizik në të gjitha format e saj, është sinjal domethënës i humbjes së dashurisë.

Rënia e pasionit është fiziologjike dhe e paevitueshme sidomos atëherë kur një nga partnerët ose dhe të dy, shmangin të qenit vetëm me njëri-tjetrin dhe të ndajnë momente mes tyre, është e udhës të mendojmë se kjo dashuri është e destinuar të përfundojë.

Mungesa e projekteve të përbashkëta.

Nëse partnerët nuk angazhohen të ndërtojnë plane e projekte të përbashkëta, është e qartë mungesa e vullnetit për të bërë gjëra së bashku për të ardhmen e tyre.

Një çift që ka humbur dëshirën për dialog, që flasin fare pak me njeri-tjetrin, është një tregues i një marrëdhënieje që po i vjen fundi.

Edhe në rastet e problematikave të shumta, si zënkat, frustrimet, ankesat e panumërta dhe në mungesë totale të intimitetit fizik, dy aktorët kryesor të një marrëdhnënie nuk kanë minimumin e dëshirës për të diskutuar për zgjidhjen e problemeve.

Dëshira për të qenë single.

Kur një marrëdhënie shkon drejt fundit të saj, partnerët fillojnë të fantazojnë gjithnjë e më shumë mbi faktin se sa kënaqësi do të ishtë të ishin vetëm.

Automatikisht, në këtë stad të marrëdhënies, partnerët fillojnë të mendojnë dhe t’a përceptojnë veten e tyre, jo më në çift por të lirë dhe pa detyrimin e besnikërisë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button