Shpërthimi i fuqishëm diellor ndërpret valët e radios
Dukuria ndodhi në Afrikën Jugore, shkencëtarët thanë se s’ka rrezik për stuhi gjeomagnetike
Një shpërthim i fuqishëm diellor provokon ndërprerje të valëve të radios në Tokë. Shpërthimi në sipërfaqen e yllit tonë ka ndodhur në njollën e etiketuar 3912, është shoqëruar me shpërthim të masës së kurorës nën formën e plazmës, i renditur në Klasin X, më i fuqishmi.
Ndërprerja e valëve radio është verifikuar vetëm në Afrikën Jugore, që ishte dhe zona e Tokës e ndriçuar nga Dielli në momentin e shpërthimit.
Këto radiacione, rreze X dhe Ultraviolet ekstremisht të forta, udhëtojnë drejt Tokës me shpejtësinë e dritës.
Kur përplasen në shtresat e sipërme te atmosferës sonë, shpërbëjnë elektronet nga atomet, që bëhen elektrikisht të ngarkuar.
Ky fenomen e bën atmosferën më të dendur, duke krijuar ndërhyrje në valët radio dhe valët e shkurtra, që përdoren për komunikime ne distancë të largët.
Megjithatë agjencia amerikane “Noaa” për parashikimet hapësinore, bën të ditur se nuk ekziston rreziku për stuhi gjeomagnetike gjatë ditëve në vijim./Klan News