Renditja e Championsit/ Leverkusen thyen Interin, Real Madrid mposht Atalantën mes drithërimash
Janë mbyllur 7 sfidat e mbrëmjes të vlefshme për raundin e gjashtë të Ligës së Kampioneve.
Interi ka pësuar golin e parë dhe humbjen e parë këtë edicion dhe ai ka ardhur në Leverkusen, aty ku skuadra e Inzaghit është ndëshkuar pikërisht në minutën e 90-të të ndeshjes nga goli i Mukiele.
Leverkusen besoi deri në fund teksa Interi mendoi vetëm të menaxhonte, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan Barella, Lautaro Martinez, por edhe Di Marco dhe Kristjan Asllani e Arnautovic.
Ndeshja e “shahut” në Gjermani ishte në nivel taktik shumë të lartë, teksa Leverkusen mbajti më shumë topin dhe Interi që mbrohej dhe që mundohej të dilte kur Leverkusen kthehej ose në kundërsulm.
Kjo është humbja e parë për Interin këtë edicion të Champions, pikërisht në atë fushë që ra edhe Milani, skuadra tjetër e Milanos, e cila u mund 2-1. Zikaltërit kështu mbeten 13 pikë kurse Leverkusen shkon gjithashtu 13 pike.
Real Madrid ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke fituar në transfertë përballë Atalantës me shifrat 3-2.
Skuadra e Ançelotit ka vuajtur përballë italianëve ku Gjimshiti ishte titullar, por gjeti golin me Mbape në pjesën e parë pas një gabimi në prapavijë të bergamaskëve. Mbape më pas u largua i dëmtuar nga fusha, ndërsa De Keteleare me penallti, barazoi shifrat para fundit të pjesës së parë.
Në të dytën, disa minuta të vrullshëm ndihmuan Realin, pasi Vinicius e Bellingam shënuan në portën e italianëve, të cilët u hodhën me forca në sulm dhe shkurtuan diferencën me Lukman, Rastet nuk u mungua edhe për golin e tretë, por Retegui u tregua i pasaktë para portës, duke bërë që ndeshja të mbyllej me fitoren e Realit.
Në ndeshjet e tjera, Bayern Munich triumfoi me përmbysje 5-1 kundër Shakhtar Donetsk. Brest fitoi 1-0 me PSV, ndërsa belgët e Club Brugge triumfuan me rezultatin 2-1 përballë Sportingut të Lisbonës. Në sfidën tjetër, Paris Saint-Germain likuidoi 0-3 Salzburg, ndërsa Aston Villa fitoi 3-2 me Leipzig.
Renditja: