Sport

Reagimi i Ronaldos: Botërori në Portugali, gëzim i madh dhe krenari!

Cristiano Ronaldo është krenar që Botërori 2030 do të zhvillohet në Portugali. Në një deklaratë për agjencinë Lusa, kapiteni i kombëtares portugeze tha:

“Është një gëzim i madh dhe një krenari e jashtëzakonshme të mësoj që vendi im do të presë Kampionatin Botëror të 2030-ës dhe që kombëtarja e Portugalisë do të mund të luajë në shtëpi, përpara tifozëve të saj, ndeshjet e një kompeticioni kaq të rëndësishëm.”

Lojtari i Al Nassr-it gjithashtu vlerësoi rolin e Federatës Portugeze të Futbollit (FPF) në këtë arritje:

“Është një arritje e jashtëzakonshme e Federatës Portugeze të Futbollit dhe presidentit të saj, Fernando Gomes.”

CR7 bëri një thirrje për popullin portugez:

“Nga sot, kjo është një përgjegjësi për të gjithë portugezët.

Jam i sigurt që, së bashku me Spanjën dhe Marokun, do ta kthejnë këtë Botëror në një mundësi unike për promovimin e vendit tonë.”

Për herë të parë që Portugalia do të presë ndeshje të një Botërori, stadiumet që do të jenë mikpritëse janë Estádio da Luz dhe Estádio José Alvalade, të dy në Lisbonë, si dhe Estádio do Dragão në Porto./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button