Shëndet

Problemet me shikimin mund të ndihmojnë me diagnostikimin e këtyre sëmundjeve

Problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat e para të problemve me trurin që çojnë në demencës dhe alzhaimer. Një studim i ri ka zbuluar se humbja e ndjeshmërisë në shikim mund të parashikojë demencën 12 vite para diagnostikimit.

3 studiues nga Universiteti i Loughborough-Eef Hogervorst kanë shpjeguar zbulimin e tyre në artikullin e publikuar për “Science Alert”.

Kërkimet u bazuan në studimin për disa vite të 8.623 personave të shëndetshëm. Në fund të studimit, 537 pjesëmarrës, kishin zhvilluar një formë të dementias dhe kjo i lejoi studiuesit të analizojnë faktorët që mund ta kenë paralajmëruar.

Sipas tyre, problemet me shikimin mund të jenë një nga shenjat më të hershme të problemeve me memorien që sjellin sëmundjen e alzhamierit, por jo vetëm. Sipas tyre, para se të nisin problemet më të mëdha, zonat e trurit që kontrollojnë shikimin preken të parat.
Thënë kjo, testet në shikim mund të zbulojnë defiçit para se të dalin rezultatet e memories.

Sytë luajnë një rol të rëndësishëm në sëmundje si alzhameri, pasi ato ndikojnë në mënyrën se se truri percepton imazhin. Sipas studiuesve, kjo sëmundje, i bën personat që e kanë të mos dallojnë ngjyrat dhe të kenë sensivitet në kontraste. Ata kanë gjithashtu probleme me perceptimin e figurave, pasi truri i tyre nuk i skanon tiparet njesoj si një person normal.

Por nuk mungojnë as problmet me lëvizjet e syve në përpjekje për të ndjekur objekte të caktuara. Nuk është ende e qartë nëse përmirësimi i shikimit do të ndihmonte me përmirësimin e memories, por studime të shumta po bëhen në këtë drejtim për të nxjerrë një konkluzion më të qartë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button