Life Style
Ironia e moderatores: Si kaluam nga burrat që hidhnin buste tek meshkujt që bëjnë TikTok?
Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “D-Night” u kujtua dhe data 8 Dhjetor Dita e Rinisë në Shqipëri,ku protestat studentore përmbysën regjimin komunist.
Një paralelizëm u bë dhe nga moderatorja Dajana Shabani, e cila krahasoi rininë e viteve 80′-90′ me këtë të sotmen:
“Jemi koshientë që rinia e 8 Dhjetorit, e viteve 80′-90′ nuk është më. Pra nga burra që rrëzonin buste, i kemi zëvendësuar me burra që vendosin vazelinë në buzë dhe bëjn TikTok. Sa e trishtueshme mund të jetë që nga hedhja e bustit të kalosh te vazelina…”/Pamfleti