Life Style

“Femrat nuk e kanë kapacitetin që të sajuar barcaleta” /Bujar Kapexhiu sqaron deklaratën!

A është penduar Bujar Kapexhiu për atë që ka thënë?

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.

I ftuar në pjesën e parë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i mirënjohur shqiptar Bujar Kapexhiu. Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor. Mes tyre spikat edhe “Pipiruku”, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij. Pas vitit ’85 iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë duke u shquar për individualitetin e spikatur. Në një kohë mjaft të shkurtër xhiroi katër filma artistikë : “Dy herë mat”, “Tela për violinë”, “Stolat në park” dhe “Edhe ashtu, edhe kështu”.

Disa muaj më parë, ai ishte i ftuar në këtë emision ku foli për politikën dhe gjithashtu dha një deklaratë të fortë për humorin në shoqëri. Ai u shpreh se femrat nuk e kanë kapacitetin që të sajuar barcaleta. Në rrjet pati shumë komente nga më të ndryshmet, ku shumica nuk ishte dakord me mënyrën e tij të të shprehurit. Ndaj sot, Bujar Kapexhiu sqaroi njëherë e mirë atë çka donte të thoshte. Ai vijoi si më poshtë:

Kam vendosur seriozisht të kërkoj një ndjesë. Radhën e kaluar u fol për humorin, për krijuesit e humorit dhe nga krijuesit e humorit doli një batutë e imja që e them edhe sot dhe është e vërtetë që humori është privilegj i të mençurve. Pra, nuk mund të bësh humor nëse nuk je i mençur, apo jo? Domethënë kur themi humor, humor të vërtetë që të qeshësh, fin, elegant, por midis këtyre u tha edhe një batutë tjetër. Përse nuk ka femra që shkruajnë humor? Ka gjëra nga më të ndryshmet, ka problemet nga më të ndryshmet, ka situata nga më të ndryshmet, thënie nga më të ndryshmet, por njëra që u kap këtu u tha që janë të paafta. Problemi është kjo që ndoshta ka edhe probleme të tjera që nuk duan të bëjnë humor se mendojnë që është e një niveli të ulët, duan të jenë gjithmonë serioze, e të tjera nuk po them në këtë drejtim. Femrat e mençura natyrisht që nuk shkruajnë, them të mençura se të tjerët janë zakonisht që nuk shkruajnë, po humor unë u bëj thirrje atyre që të shkruajnë humor, sepse ato mund të shkruajnë në mënyrë shumë origjinale, shumë të bukur. Në qoftë se nga batuta ime janë keqkuptuar, atëherë fajin patjetër që e kam unë. Unë kërkoj ndjesë.

A është penduar Bujar Kapexhiu për atë që ka thënë?

Nuk jam penduar për atë që kam thënë. Unë jam penduar dhe më vjen keq për keqkuptimin. /TAR

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button