Lajme

Bllokim rrugësh apo marshim paqësor? Ja cilat janë skenarët e protestës kombëtare të PD më 23 dhjetor! Berisha do të udhëheqë…

Partia Demokratike mban më 23 dhjetori protestën e radhës kombëtare, protestë e cila është njoftuar pak ditë më parë nga kreu i PD Sali Berisha.

Një nga kërkesat e demokratëve është ajo e cila është përsëritur edhe në tubimet e fundit, pra ajo e krijimit të një qeverie teknike.

Sa i përket mënyrës së si kjo protestë do të organizohet, në diskutim sipas Stafës janë disa skenarë.

Një nga idetë është bllokimi i rrugëve të Tiranës ose marshim që nis nga selia e PD për në rrugët e Tiranës. Në këtë rast protestuesit do të udhëhiqen nga kryedemorkati Berisha dhe deputetë të tjerë të PD./bw

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button