Atentat shqiptarit në Greqi! Plagoset rëndë 24-vjeçari, përfundon në spital me një plumb në…
Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati në rrugën “Egnatia” pranë Selanikut.
Ronaldo Pecaku, 24-vjeç, me origjinë nga Elbasani por lindur në Selanik e banues në Sozopoli të Halkidikisë, është qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me motor. Paraprakisht mendohet se ndaj tij është hapur zjarr nga një tjetër motor që po e ndiqte. Ngjarja ka ndodhur pak para kabinave të pagesës së rrugës në Oraiokastro.
Pecaku ka marrë një plumb në bark dhe i plagosur ka mundur të ecë edhe pak deri tek kabinat e Oraiokastros. Aty ka rënë dhe punonjës e kalimtarë kanë njoftuar ambulancën dhe policinë. 24-vjecari është transportuar drejt spitalit “Axepa”, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
Ronaldo Pecaku rezulton me precedentë penal, i arrestuar në korrik 2021 për vjedhje dhe i liruar para një muaji.