Life Style

AKTORJA E NJOHUR: SI GUXOVA DHE PUTHA NDRIÇIM XHEPËN KUR ISHTE E NDALUAR! PAS DIVORCIT, MË HOQËN NGA TEATRI SE DREJTORËT DONIN TJETËR GJË NGA UNË

Aktorja Monika Lubonja, kohë më parë, ka qenë e ftuar në programin “Se Luan Topi”. Ajo është rrëfyer lidhur me karrierën e saj, ku theksoi se nuk ka marrë kurrë atë që meritonte.

Madje ajo tha më tej se pas divorcit të saj, ajo nuk merrte role për tekat e drejtorëve.

“Kur ti lufton për atë gjë shumë, kur ke dhënë maksimumin e asaj gjësë, nganjëherë të dhemb kur në një moment nuk je pjesë e saj për tekat e drejtorëve.

Unë kam vuajtur në teatër, edhe pas divorcit me bashkëshortin tim, jam divorcuar në moshën 28-29 vjeç, unë u ktheva në një grua që më duhej të luftoja për veten dhe vajzën time.

Diçka donin të gllabëronin nga Monika, por Monika nuk pranoi asnjëherë.

Të shikonin si një mënyrë… që pse jo ne jemi gati për një rol ta marrësh por në këmbim…”, u shpreh Monika.

Më tej ajo rrëfeu një prej episodeve më të guximshme në jetën e saj në botën e aktrimit, që ishte puthje me aktorin Ndriçim Xhepa në vitin 1990.

“Guximi im i parë ishte në vitet ’90 të flasim një gjë që në atë kohë filmi ishte gjëja më e shtrenjtë dhe nuk bëheshin siç bëheshin për 40 vite, por merrte gati një vit, pavarësisht se u shfaq në 91-shin.

Atëherë isha 18-19 vjeç, dikush mund të thotë pse mos të bëjmë, një revolucion, unë isha me profesorin tim, se Çim Xhepa ishte profesor, sikur të putheni ju të dy ia bënë, i pashë njëherë, thashë si të puthemi.

Ai ishte bashkëshorti im në rol, thanë hajt tani të thyejmë akullin, unë isha një studente, sapo kisha marrë filmin e parë, unë thash okay, Çimi nuk foli, e para që foli isha unë, ky ishte guximi im i parë.

Ne nuk arritëm dot, se kur u bë filmi ishin në një dilemë, se edhe koha. Në 91-shin u xhirua, u paketua dhe u montua, por nuk ishte bërë pjesa e muzikës, sapo kishte filluar ndryshimi, ata e vunë puthjen”, tha Monika./vjosa.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button