ShowBiz
Probleme shëndetësore, banori largohet nga shtëpia e Big Brother Kosova
Në një moment befasues gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Kosova”, Pauli mori një vendim të papritur për të lënë garën.
Ai shpjegoi se kishte pasur probleme me sinusin gjatë ditëve të fundit, dhe kjo kishte ndikuar në gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërsa Alaudini po hapte programin, Pauli ndërpreu bisedën dhe njoftoi largimin e tij nga loja. Ai theksoi se kishte vendosur të largohej për t’u kujdesur për shëndetin e tij dhe për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.