Life Style

Ornela Bregu rikthehet si prezantuese pas 8 vitesh mungesë në ekran

Një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar Ornela Bregu, do t’i rikthehet ekranit dhe atyre që e kanë duartrokitur gjithmonë punën e saj. Bregu do të prezantojë “Fest 63”, këtë vit, duke u shprehur se ndjehet shumë e lumtur që është rikthyer krah kolegëve të saj dhe mbi të gjitha mes muzikës, ashtu siç ka pasur dhe fillesat e saj 27 vite më parë.

“E pranova me shumë kënaqësi ftesën për t’u rikthyer në ekran, por aq më tepër për t’u rikthyer në RTSH aty ku kam fillesat e mia 27 vite përpara. Është vërtetë rikthim për mua pas gati 8 vitesh mungesë ekrani dhe është një përgjegjësi shumë e madhe. RTSH është një shkallë shumë e madhe për këto që ka nisur një karrierë televizive”, u shpreh prezantuesja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button