ShowBiz

“Marre, gojë të pisët” – momenti kur Alaudini ‘shpërtheu’ ndaj Xhenetës në spektakël

Moderatori i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, shpesh nuk përmbahet gjatë prezantimit të këtij spektakli.

Kjo për shkak të situatave në shtëpi dhe ngjarjeve që krijojnë konkurrentët brenda.

E së fundmi një rast i tillë ndodhi edhe me Xheneta Fetahun, pas një përplasje që pati me Drilonin dhe Anisën.

Ai i është drejtuar me fjalët si ‘turp, gojë të pisët’, ndonëse theksoi se po të ishte në vend të saj nuk do të qëndronte asnjë moment në atë shtëpi.

“Xheneta pusho, jeni në Prime po flet për brekë. Turp të kesh, turp turp. A e di çka se mjaft është mjaft. Nuk ka asnjë arsyetim që të përkrah në këtë drejtim, në këtë gojë dhe në këtë fjalë të pisët që po e përdor”, u shpreh ai.

Tutje shtoi: “E ke degraduar edhe nivelin të Big Brother me fjalët tua, të tjerët duhet me ra në nivel tëndin me ta kthy, marre. Unë nuk kisha pasur fytyrë as edukatë me ndejt aty asnjë sekond pas kësaj pune. Nuk ka as pendim për këtë çfarë bën. Deri kur kështu”.

Për këtë pati edhe një reagim nga familja e Xhenetës, të cilët shprehën se po ia bëjnë të padrejtë. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button