Ekonomi
Monedhat e huaja sërish në pikiatë/ Ja me sa u këmbyen në tregun valutor

Duket se kursi i këmbimit valutor nuk po gjen ‘qetësi’, kjo edhe për shkak të luhatjes së tyre në tregje.
Edhe pse u vërejt një rritje e lehtë e euros, në ditët që lamë pas, monedhat e huaja sërish kanë pesuar rënie, në krahasim me monedhën vendase, lekun.
Sot, më datë 2 shkurt 2025, në tregun valutor, euro blihet me 98.6 lekë dhe shitet me 99.7 lekë.
Dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.3 lekë.
Paundi britanik blihet me 117.6 lekë dhe shitet me 118.9 lekë.
Franga zvicerane blihet me 104 lekë dhe shitet me 105.4 lekë.
Dollari kanadez blihet me 65.2 lekë dhe shitet me 66.6 lekë.
Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme.
