Life Style

Fituesi u paracaktua? Ardit Gjebrea u kthehet artistëve: Drejtojeni gishtin nga vetja

Ashtu siç është bërë e zakonshme tanimë, dhe këtë vit u tha se fituesi i këtij edicioni te “Kënga Magjike” ishte i paracaktuar.

Kjo temë u diskutua gjerë e gjatë dhe mbrëmjen e kaluar, te “E Diela Shqiptare” ku artistët pjesëmarrës të këtij edicioni treguan për eksperiencën e tyre si dhe për pakënaqësitë që patën.

Gjatë këtyre debateve mes artistëve u desh ndërhyrja e Ardit Gjebreas i cili i dha fund njëherë e mirë mitit se fituesi ishte i paracaktuar.

Gjebrea përmendi debatin e përhershëm që rrethon festivalin për paracaktimin e fituesit duke theksuar se juria e vërtetë në këtë sistem votimi janë artistët.

“Për mua nuk bën sens sepse ju duhet të kuptoni vetëm një gjë: Në këtë festival pikët tuaja janë gjithsej 15.752, pikë që i kanë vetëm artistët, pra ju jeni juria, nuk është juria kryesore as juria dhe as publiku, ju jeni juria që vendosni që do të thotë në fund të ditës ja ku jeni ju këtu se po të ishte vetëm për jurinë ose vetëm për publikun, mund të ishin edhe këngëtarë të tjerë këtu që nuk kanë kënduar dhe është ky sistemi cili nuk e paracakton fituesin që të jemi të qartë se gjithmonë flitet “paracaktohet fituesi”, në cilin rast?

Ju votoni vetë për njëri-tjetrin dhe ju jeni juria. Juria që sheh ti këtu ka gjithsej 3580 pikë në dispozicion, ndërsa juria e këngëtarëve ka 15.752 dhe juria e natës finale e “Këngës Magjike”, e publikut ka 1350.

Pesha e madhe jeni ju dhe për sa kohë që ju jeni juria kryesore, gishtin mbajeni te vetja, mos u merrni me jurinë se ata s’kanë as ¼ tuaj në dorë. Ju e keni peshën e madhe! Juria e vërtetë jeni ju!”, tha Arditi./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button