8 arsyet pse plakemi më shpejt në dimër? Ja çfarë duhet të bëni
Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë. Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe zmadhojnë shenjat fillestare të plakjes.
Në këtë artikull do të mësoni për 8 arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër.
1. Mungesa e lagështisë në ajër
I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën. Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj. Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj. Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët duke shkatërruar paraqitjen e tyre rinore.
2. Stresi
Për fat të keq, festat dhe pushimet e fundvitit rritin nivelet e stresit. Nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, janë të ashpra me lëkurën dhe e plakin atë përpara kohe. Dermatologët rekomandojnë më shumë kohë në kushtet e shtëpisë për t’i dhënë lëkurës mundësinë e rimëkëmbjes.
3. Kremi kundër diellit
Lëkura duhet mbrojtur me krem kundër diellit edhe gjatë dimrit kur qiejt janë plot me re. Rrezet UVA nuk e humbasin intensitetin e tyre gjatë dimrit dhe janë përgjegjëse për shumë dëmtime të thella në nivel qelizor. Dermatologët thonë se kremi kundër diellit duhet vendosur edhe gjatë dimrit.
4. Përkujdesja
Përkujdesja ndaj lëkurës duhet të jetë e ndryshme në verë dhe në dimër. Në verë, duhet të tregoni kujdes ndaj nxehtësisë dhe lagështisë. Në dimër, duhet të përdorni kremra me aftësi të madhe hidratuese dhe me përmbajtje të lartë të acidit hyaluronik.
Dushi me ujë të nxehtë e përthan ndjeshëm lëkurën dhe e zhvesh atë nga vajrat natyralë. Uji që përdoret për lëkurën e fytyrës duhet të jetë i ngrohtë dhe kontakti me të nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta.Menjëherë pas banjës duhet ta lyeni lëkurën me një krem ushqyes. Sa i përket pastrimit, dermatologët rekomandojnë përdorimin e solucioneve vajore për pastrimin që nuk e përthajnë lëkurën.
6. Ushqimet e gabuara
Pasojat dhe përfitimet e çdo regjimi ushqimor ndihen që në fillim në lëkurë. Dermatologët thonë se konsumi i frutave, perimeve dhe erëzave duhet të jetë më i lartë në dimër.
6. Ushqimet e gabuara
Sipas të dhënave, gjatë dimrit, niveli i vitaminës D dhe K bie. Në këtë mënyrë, dalin në pah rrathët e zinj të syve dhe lëkura zbehet.
8. Mungesa e aktivitetit fizik
Aktiviteti fizik nuk duhet të mungojë në dimër sepse mungesa e tij ndikon tek humori, pesha dhe inflamacioni në trup./LIVING