Bota

Tërmeti me magnitudë 5.6 godet El Salvadorin

Një seri tërmetesh goditën vendin El Salvador të Amerikës Qendrore. Një prej të cilëve u regjistrua me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter, në jug të vendit, rreth nëntë kilometra në jugperëndim të La Union, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Autoritetet e El Salvadorit njoftuan se aktivizuan protokollet e emergjencës për shkak të tërmetit, i cili u ndje edhe në Tegucigalpa, kryeqyteti i Hondurasit fqinj, si dhe në pjesën lindore të Nikaraguas, raporton Reuters./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button