Bota

Rëndohet bilanci nga shpërthimi i rafinerisë në Firence, 2 të vdekur, 26 të plagosur dhe 3 të zhdukur

Shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në një kantier të një prej rafinerive të kompanisë italiane të hidrokarbureve, “Eni”, në Calenzano ka lënë dy të vdekur, 26 të plagosur dhe tre persona rezultojnë ende të zhdukur.

Prefektura e Firences ka konfirmuar shifrat, ndërkohë që kolona e tymit është e dukshme nga i gjithë rajoni i Firences. Përveç nëntë të plagosurve që u shoqëruan me ambulanca në spitalet e zonës, dy prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë, 17 persona të tjerë u paraqitën vetë në ambientet spitalore për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa tre të tjerë mbeten ende të zhdukur.

Zjarrfikësit kanë shuar flakët për të shmangur përhapjen në depozitat aty pranë. Teknikët nga agjencia jonë rajonale e mbrojtjes së mjedisit janë në vend për të vlerësuar efektet e mundshme të ndotësve, duke përfshirë çdo efekt në rrugët ujore. Shpërthimi u ndje edhe në qytete larg vendit ku ndodhi”, tha presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani.

Në orët e vona të pasdites është identifikuar një nga viktimat. Ai quhet Vincenzo Martinelli (51 vjeç). Martinelli ishte shofer i një çisterne dhe jetonte në Prato.

Ndërkohë, një dëshmitar tha për mediat: “Dëgjova një zhurmë të madhe, sikur ishte një bombë, një raketë, i theu të gjitha dyert, dritaret, gjithçka”.

“Pashë një skenë të frikshme, ka shkatërrim total. E imagjinoj kush ka qenë aty duke punuar dhe ka qenë afër ose nën infrastrukturën e karikimit, duhet të i jetë dukur si ferr. Situata është e papërshkrueshme”, deklaroi kryebashkiaku i Calenzano, Giuseppe Carovani pas një kontrolli në zonë.

“Në oborrin jashtë uzinës kishte pasur një episod të zjarrit të një çisterne disa vite më parë, por deri dje nuk kishte ndodhur asnjë incident i këtij lloji brenda saj”, shtoi ai./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button