Bota
K*saphanë në Greqi, të shtëna me armë në kryqëzim, dy të vdekur dhe një të plagosur
Paniku ka mbizotëruar mëngjesin e së hënës pas të shtënave me armë në Ano Glyfada, ku raportohen dy të vdekur.
Konkretisht mësohet se tështëat me automatik kanë ndodhur jashtë ambienteve të një supermarketi, në kryqëzimin e rrugëve Nikosia dhe Mikra Asia.
EL.AS është njoftuar në orën 10:25, ndërsa sipas informacioneve të “Zooglas” tashmë ka dy të vdekur dhe të paktën një të plagosur nga zjarri.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa dyshohet se ka pasur përplasje të armatosur për larje pazaresh. Sipas mediave greke, momentalisht janë arrestuar dy kurdë për të shtënat e ndodhura.
Gjithashtu konfirmohet se nga pamjet e kamerave të sigurisë duket se nuk bëhet fjalë për grabitje.
/OraNews