Bota
Helikopteri ushtarak rrëzohet pranë karburantit, raportohet për 6 viktima
Tragjedi ajrore në Turqi. Një helikopter ushtarak është rrëzuar këtë të hënë pranë një pike karburanti në provincën Isparta të Turqisë perëndimore.
Mediat në Turqi raportojnë për 6 viktima, të gjithë ushtarë. Helikopteri që u rrëzua i përket Shkollës së Aviacionit të Ushtrisë në Turqi.
Mësohet se helikopteri po fluturonte në kuadër të një strëvitjeje ushtarake. Guvernatori i Ispartës, Abdullah Erin, raportoi se aksidenti ajror la pas 6 dëshmorë.
Mësohet se një nga ushtarët e vrarë që ndodhej në helikopterin e rrëzuar ishte komandanti i shkollës së aviacionit tokësor Isparta, gjeneral brigade İsa Baydilli./OraNews