Life Style

Luana Vjollca sfilon në Miami, reklamon artin e stilistes shqiptare

Luana Vjollca ishte e ftuar në një nga eventet më prestigjioze të vitit, “Art Basel Miami”. Luana sfiloi si një modele në pasarelë. Ajo u bë pjesë e këtij spektakli, duke sfiluar për një nga brendet më të njohura ndërkombëtare me rrënjë shqiptare.

Luana tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, duke prezantuar një krijim unik nga koleksioni ekskluziv i Ema Savahl. Veshja, pasqyroi sensualitetin dhe guximin kreativ të brendit.

Momentet e saj janë tashmë të dokumentuara nga Getty Images, ku fotot e publikuara në Instagram kanë bërë xhiron e rrjetit.

Luana Vjollca përfaqësoi me krenari jo vetëm veten por edhe artin dhe kreativitetin shqiptar në skenën globale.

E ndërsa të gjithë po prisnin rikthimin e saj në ekran, Luana sfiloi në një pasarelë mode në Miami.

Luana Vjollca sfilon në Miami, reklamon artin e stilistes shqiptare (Foto)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button