“Duan ta kthejnë Kevin kundër meje”, klipi i ish-të dashurit në BBVK irriton Anën: Lojë e pistë e produksionit
Mbrëmjen e djeshme u shfaq klipi me reagimin e ish-të dashurit të Anës, pasi ajo kaloi një natë me Kevinin.
“Njësoj si me mua”, kishte thënë ish i dashuri i Anës.
Këtë klip e komentoi edhe Kevin, i cili tha se nuk i bën fare përshtypje ajo që tha ish i dashuri i Anës.
Ana ndërkohë publikoi një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke akuzuar produksionin për manipulime dhe lojëra pas shpine. Ajo shprehet se produksioni ka sjellë në vëmendje një ish-të dashur të saj, duke mos e informuar paraprakisht.
“Vetëm dua t’u tregoj të gjithëve se të gjitha këto janë lojëra të produksionit pa dijeninë time. Ai person që ka reaguar ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë lidhje e shkurtër,” shkruan Ana.
Gjithashtu, ajo akuzon produksionin se po përpiqet të krijojë tensione mes saj dhe partnerit të saj aktual, Kevinit, duke e përfshirë këtë të fundit në lojëra xhelozie. “Produksioni i pist do të mundohen gjithsesi të më xhelozojnë mua dhe ta kthejnë Kevinin kundër meje,” vijon ajo.
/Pamfleti