Shpërthim i fuqishëm në Hagë, shembet një pjesë e një ndërtese, nxirren nga rrënojat 4 persona, dyshohet për 20 viktima
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një bllok banesash trekatëshe në Hagë. Mësohet se shpërthimi shkaktoi shembjen e disa shtëpive në zonën Tarwekamp rreth orës lokale 06:15.
Gjithashtu ekipet e shpëtimit janë në kërkim të rreth 20 personave që mendohet se kanë qenë aty në momentin e shpërthimit.
Ndërsa katër të tjerë raportohet se janë nxjerrë nga rrënojat deri më tani. Megjithatë shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Por mediat holandeze thonë se policia ësntyë vendosur në kërkim të një automjeti e cila u largua me shpejtësi pak çaste pas incidentit.
Kryebashkiaku Jan van Zaanen ka shkuar në vendin e ngjarjes për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit. Disa kate të ndërtesës duket se janë shkatërruar./OraNews