Fëmijët gjithnjë e më të kequshqyer, konsumojnë produktet e dëmshme për shëndetin
Kequshqyerja te fëmijët po bëhet një problem gjithnjë e më shqetësues duke kërcënuar shëndetin.
Ushqimet jo të shëndetshme për fat keq janë shpesh të preferuarat e fëmijëve, gjë e cila konfirmohet edhe nga vetë të vegjlit.
Sipas nutricionistëve, konsumimi i ëmbëlsirave dhe ushqimeve të gatshme, po rrit obezitetin tek fëmijët.
“Nëse këto element ushqimor jepen në mënyrë të pakontrolluar nga prindërit mund të krijohen problematika në lidhje me shëndetin e këtyre fëmijëve sic mund të jetë obeziteti, gjë që Shqipëria ka filluar të japi shenjat e para, problematika në lidhje me diabetin dhe shkjatërrohet një metabolizëm i tërë i organizmit.”
Specialistët shprehen se është e rëndësishme që fëmijët të merren me aktivitet fizik për të minimizuar rreziqet e obezitetit.
“Aktiviteti fizik është elementi primar për të mirëmbajtur organizimin. Nëse një fëmijë merret me edukimi fizik tre herë në javë, sasia e tij ushqimore kalorike, nuk do të jetë njësoj si grupi i dytë i një fëmije që nuk merret me aktivitet fizik, rri në shtëpi sedentare dhe merret dhe nëse këtij i japim tre vakte shkojnë në mbingarkesë kalorike që ky fëmijë ka tendencën të rris peshën e tij.”
Raportet e organizate botërore të shëndetësisë konstatojnë se vitet e fundit është rritur numri i fëmijëve mbipeshë për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së aktivitetit fizik./Vizionplus