Çfarë janë “divorcet gri” dhe pse janë dyfishuar së fundmi
Një trend i ri po shfaqet tek çiftet mbi 50 vjeç që vendosin t’u japin fund martesave të tyre afatgjata. Ky fenomen që njihet si “divorci gri” ka parë një rritje të ndjeshme vitet e fundit. Shkalla e divorceve për personat e moshës 50 vjeç e lart është dyfishuar në krahasim me 1990 dhe 2010.
Një studim i kryer në vitin 2022 dhe i botuar në revistën “The Journals of Gerontology” zbulon se 36% e të rriturve amerikanë që u divorcuan atë vit ishin 50 vjeç ose më të vjetër. Madje, e vetmja grupmoshë që po përjeton një normë në rritje divorci është ajo mbi 65 vjeç e lart. Susan Brown, një profesoreshë sociologjie në Universitetin Bowling Green Stae ndihmoi në krijimin e termit “divorci gri”.
“Gratë duket se kanë pak më shumë gjasa për të nisur procedurat e divorcit, por shumë argumentojnë se kjo mund të pasqyrojë faktin se gratë janë ato që duhet të bëjnë këto lloj lëvizjesh brenda marrëdhënieve”, – tha ajo.
Divorcet gri janë një temë e përsëritur në kulturën pop. Disa personazhe të famshëm kanë surprizuar edhe fansat e tyre duke njoftuar ndarjen e tyre. Ky trend përfshin aktorë të shquar si Meryl Streep, yllin e “X-Men” Hugh Jackman dhe mbretëreshën e komedisë Leah Remini. Kjo shtrihet gjithashtu edhe tek filantropët miliarderë Bill dhe Melinda Gates dhe figura politike si ish-zëvendëspresidenti Al Gore. ©LAPSI.al