Shëndet

Vetëm 4 minuta aktivitet fizik në ditë për të jetuar më gjatë

Të gjithë e dimë se një dietë e ekuilibruar, aktiviteti i përditshëm dhe një mënyrë jetese e shëndetshme janë sekretet e një jete plot shëndet.

Por, nëse do ju thoshim se duhen vetëm 4 minuta ushtrime në ditë për të reduktuar rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjes në tru, do e praktikonit?

Sipas një studimi ushtrimet intensive nuk janë vetëm për ata që kanë kohë mjaftueshme për t’u stërvitur. Gratë që mesatarisht bënin vetëm 3.4 minuta në ditë aktivitet të fortë fizik, kishin 45 % më pak mundësi të pësonin ngjarje kardiovaskulare sesa ato që nuk bënin.

Zemra është motori kryesor dhe shëndeti i saj është vendimtar. Edhe nëse nuk mundeni të bëni ushtrime të mirë menduara, mjafton të ngjisni shkallët në vend të ashensorit apo të ecni një pjesë rruge në këmbë teksa ktheheni nga puna.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button