Bota

Tërmeti 4.2 Rihter në Qipro, lëkundja e tretë e fortë brenda një jave

Tërmeti i tretë i fuqishëm brenda një jave ka ndodhur në orën 00:38 të së premtes në Qipro.

Tërmeti ishte me magnitudë 4.2 me epiqendër 44 km në juglindje të Larnakës, sipas Institutit Euro-Mesdhetar (EMSC).

Thellësia fokale u vlerësua në 26 km.

Tërmeti është ndjerë në Larnaka dhe nuk raportohet për dëme.

Dy tërmetet e mëparshme kishin magnitudë 5 dhe 4.5 ballë të shkallës Rihter dhe ndodhën në jug të Limasolit dhe në verilindje të Paphos./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button