Bota

Shkaba “ngulet” në xhamin e avionit, piloti bën ulje emergjente

Një incident i pazakontë ndodhi në një avion privat në Brazil, kur një shkabë u përplas në xhamin e kabinës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar pilotin të bëjë ulje emergjente.

Ngjarja ndodhi më 5 dhjetor, gjatë një fluturimi nga Envira për në Eirunepe, në shtetin e Amazonas.

Pamjet tregojnë shpendin e ngordhur të ngulur në xham, ndërsa piloti luftonte për të kontrolluar avionin në këtë ulje emergjente.

Fatmirësisht, askush nuk u lëndua edhe pse situata nuk ishte aspak normale. Fotot pas uljes treguan një vrimë të madhe në xhamin e avionit.

“Ishte mrekulli që mbijetuan me atë situatë”, tha piloti pas uljes emergjente./TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button