Lajme
Kontrollet në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, SPAK njoftim zyrtar
SPAK ka reaguar me një njoftim pas kontrolleve në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Njoftimi i SPAK:
Përshëndetje
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal.
Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment.
Faleminderit për mirëkuptimin./OraNews