Lajme

“Gaz Bardhin e pret fundi, Rama nuk do t’i ndahet deri në gjykatë”, Vangjeli bën paralajmërimin, Curri ironik: Je veshur si prift sot, je bërë…

Analisti Arian Curri dhe Lorenc Vangjeli të ftuar në Top Story patën një përplasje në analizën e tyre.

Vangjeli: Ai dialog Tik-Toku prishi seancën. Është e keqe, e shëmtuar dhe e padobishme. Paguhen për tjetër gjë. ‘Plehrë bandit dhe kriminel’ i thonin njëri tjetrit.

Curri: Je veshur si prift sot, je bërë shumë i drejtë. Vetëm batuta ecën

Vangjeli: Nuk ka asnjë lidhje institucioni i SPAK me bastin publik me Bardhin dhe vëllain e Kryeministrit, për qenien në sallë të Kryeministrit. Ajo që tha kryeministri është e gabuar, një refuzim i drejtpërdrejtë. Ngriti një bast që formalisht është i padrejtë. Vëllai nuk ka pse të ndikohet nga vëllai. Standardi që vendos kryeministri del edhe nga jeta publike.

Curri: E ka të garantuar prandaj

Vangjeli: Ki pak durim

Curri: Po ‘padre’ po

Vangjeli: Prova nuk kam, ma thotë logjika që nuk ka lidhje vëllai i kryeministrit. Kryeministri gabon kur përdor atë fjalor. Ka një sfidë të madhe, paradhënia e asaj çfarë do ndodhë nesër. Është si dy krahët e një peshoreje. Ai tha se ‘nëse unë humbas, prek fundin’.

Curri: Bardhi tha po erdhi Berisha në pushtet, lë politikën. Nuk ndodhi…

Grida Duma: Vangjel thuaje mendimin deri në fund.

Vangjeli: Do shkojë në gjykatë, pastaj se dimë

Curri: Debatin e fitoi Ina Zhupa, e dyta sot në botë politika bëhet në batuta. Braçe sot nuk bëri thjeshtë batutë, shantazhoi. Zihen me femra zakonisht, Bardhi dhe Braçe./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button