Zyrtare! Fituesi i Big Brother VIP kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme
Një nga fytyrat më të njohura të showbiz-it, Lumbardh Salihu ka vendosur të sfidojë veten në arenën politike, duke kandiduar për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, që pritet të mbahen më 9 shkurt 2025.
Pas një udhëtimi të gjatë nga sporti dhe modelingu deri te fama e madhe përmes pjesëmarrjes dhe fitores në Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi është tani pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Lista e kandidatëve të publikuar së fundmi nga partia përfshin edhe emrin e tij, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.
Ky ndryshim rrënjësor në karrierë shënon një kapitull të ri, ku ai synon të përdorë eksperiencat dhe popullaritetin për të sjellë një qasje të re në politikë.
Vendimi për t’u përfshirë në këtë rrugëtim ka ngjallur shumë reagime, duke e kthyer në një nga kandidatët më të diskutuar të këtyre zgjedhjeve.