Lajme
Shoferja humb kontrollin, makina përfundon në kanal në aksin Lushnjë-Berat
Një makinë në aksin Lushnjë-Berat ka përfunduar në kanal pasi shoferja ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë.
Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve për shkak të dëmtimeve që morri në rastin e përplasjes. 25-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit çiflig ku autoritetet po vazhdojnë akoma dokumentimin në vendngjarje./SYRI.net