Life Style

Propozim martese live në skenën e “Kënga Magjike”!

Një djalë, i quajtur Adi, i ka propozuar live në “Kënga Magjike” vajzës që ai dashuron, Kleas.

Surpriza nisi duke marr një grua për të bërë një reklamë para publicitetit, teksa prezantuesja zgjodhi dhe fatlumen e mbrëmjes për t’iu bashkuar.

Ato u shoqëruan nga prezantuesja në prapaskenë, teksa Adi, djali nga Pogradeci i cili jeton në Gjermani, u ftua në skenë për të qenë prezent teksa Ardit Gjebreja tregonte historinë e dashurisë së çiftit.

Historia:

Ata ishin njohur në plazhin e Pogradecit, teksa Klea ishte me një grup vajzash të tjera dhe me vëllain e saj të vogël dhe Adi me një mikun e tij.

Patën një flirt me sy me njëri tjetrin, por ai flirt ngeli aty.

Më pas Adi bëri një postim dhe bëri ‘tag’ lokalin që ishte aty afër.

Lokali e ripostoi dhe aty Klea e pa dhe i bëri ftes nga adresa e vëllait por e hoqi menjëherë.

Adi u tregua i shkathët pasi e pa ftesën dhe i shkroi.

Aty nisi historia e tyre e dashurisë dhe sot pas 3 vitesh ai i propozoi ‘live’ për martesë në skenën e “Këngës Magjike”.

Pas përfundimit të historisë, Adi u fsheh në prapaskenë, teksa Klea u ftua në skenë.

Teksa ajo ishte duke prezantuar, djali  e surprizoi nga mbrapa, i’u ul në gjunjë dhe i propozoi.

“PO”, ishte përgjigjja e Kleas, e cila u shoqërua me shumë duartrokitje nga publiku./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button