Big Brother Vip Albania 4 nis së shpejti, disa nga emrat e banorëve do ju çudisin
Duket se këtë vit Big Brother Albania Vip do jetë ‘flakë’. Këtë e themi, pasi mësuam disa nga emrat e banorëve që do jenë pjesë e shtëpisë së famshme. Përveç katër njerëzve të zakonshëm, e cila do jetë edhe risia e këtij viti, duket se organizatorët kanë ‘goditur’ në shenjë me kastin. Mësohet se në listë është Alfred Cako. Shumë i njohur për teoritë e tij konspirative, askujti nuk i shkonte në mendje që Cako do ishte një nga banorët e Big-ut këtë vit. Soni Malaj thuhet se do i bashkohet gjithashtu shtëpisë së famshme, e pasuar nga Klajdi Musabelli.
Një tjetër emër që pritet të bëjë ‘zhurmë’ aty brenda është ai i aktores së famshme Olta Daku. Me tipin dhe humorin që ka, pritshmëritë për Otën janë shumë të larta. Një bukurosh si vëllai i futbollistit të njohur Klaus Gjasula, Jurgen Gjasula, me siguri do jetë një figurë shumë e pëlqyer nga publiku femëror. Ai u pëlqye jo pak gjatë kampionatit europian që lamë pas, kur ishte i ftuar në studio të ndryshme televizive.
Renee Reffo është përfolur edhe më herët, njësoj si Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e Fiks Fare dhe Eros Grezda, bukuroshi i futbollit.
Nga ana tjetër, ish-bashkëshortja e Ledri Vulajt do jetë një tjetër emër që do i bashkohet shtëpisë së Big Brother. Sara Hoxha konfirmohet si banore dhe pritshmëritë janë të larta, duke qenë se do ketë shumë për të treguar. Xhani Demika, i cili njihet si menaxher artistësh do jetë një tjetër emër që do i bashkohet produksionit të famshëm, por edhe Akili, një aktor i ri dhe shumë premtues i ‘Portokalli’. Në natën e hapjes thuhet se do jenë gjithsej 20 banorë, por dihet që numri ndryshon nga java në javë. /Pamfleti