Life Style

Vuan prej vitesh nga OCD, Leonardo DiCaprio ka një këshillë për ata që kanë të njëjtin çrregullim mendor 

Leonardo DiCaprio, aktori i njohur dhe fitues i çmimit Oscar, është një figurë ikonë në industrinë e filmit për më shumë se 35 vite. Ai e filloi karrierën e tij që në vitin 1989 dhe arriti kulmin e karrierës me filma të mëdhenj si “Titanic” dhe “The Revenant“, për të cilin fitoi çmimin “Aktori më i Mirë” në vitin 2015. Megjithatë, pas gjithë suksesit të tij, DiCaprio është përballuar me një çrregullim mendor që ka ndikuar në jetën dhe karrierën e tij.

Aktori ka zbuluar se ka vuajtur nga Çrregullimi Obsesiv-Kompulsiv (OCD) për shumë vite. Ky çrregullim përfshin mendime dhe sjellje të pa kontrollueshme dhe të përsëritura, të cilat mund të shkaktojnë ankth dhe stres të madh. DiCaprio e ka adresuar këtë problem për herë të parë gjatë xhirimeve të filmit “The Aviator” në vitin 2004, një film për jetën e Howard Hughes, që gjithashtu vuante nga OCD. Ky çrregullim e kishte shoqëruar DiCaprion për një periudhë të gjatë dhe ndikonin shumë gjatë xhirimeve.

Për shkak të OCD-së, aktori shpesh kishte rituale të përsëritura, si p.sh. kalimi mbi çdo njollë gome që haste në rrugë, çka i shkaktonte vonesa të mëdha. Në vitin 2005, ai shpjegoi se për të shmangur shkeljen e njollave, mund t’i duheshin deri në 10 minuta për të arritur në vendin e xhirimit. Ky çrregullim ndikon jo vetëm në aktivitetet e përditshme, por edhe në jetën profesionale të individëve.

DiCaprio ka përdorur një kombinim të terapive dhe medikamenteve për të menaxhuar simptomat e OCD-së dhe ka arritur të përballet me këtë gjendje. Ai ka dhënë një mesazh motivues për ata që përballen me OCD duke thënë:

“Kam një jetë të mirëorganizuar, por ndonjëherë do të jem i shqetësuar për diçka të paarsyeshme. Duhet ta ndalosh veten dhe të thuash: ‘Nuk ia vlen.’

Ky mesazh është një kujtesë që OCD mund të menaxhohet me mbështetje dhe përpjekje të vazhdueshme. DiCaprio ka treguar se, pavarësisht vështirësive, është e mundur të kontrollosh jetën dhe të gjesh një balancë mes suksesit dhe përballjes me sfidat./LIVING

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button