Bota

Një asteroid kalon pranë Tokës

Një asteroid kaloi pranë Tokës sot në 4 Dhjetor.

Quhet “2020 XR”, është zbuluar saktësisht në 4 Dhjetor të 4 viteve më parë, dhe distanca më e afërt që arriti ishte 2.2 mln km, pothuajse 6 herë më shumë sa distanca që na ndan me Hënën.

Që një asteroid të klasifikohet si potencialisht i rrezikshëm, duhet të ketë një diametër mbi 140 m dhe të jetë në gjendje t’i afrohet orbitës së Tokës.

Brenda trajektores prej 7.5 mln km asteroid “2020 XR” sipas përllogaritjeve ka një diametër mes 290-650 m, pra relativisht i madh dhe nuk përbën rrezik për planetin tonë, pavarësisht se i kalon parametrat dhe sipas parashikimeve është ai që afrohet më shumë për të paktën 12 muajt e ardhshëm.

Duke nisur nga mbrëmja e kaluar është mundur të vrojtohet me teleksopë nga hemisfera jonë./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button